PROBLEME TEKNIKE
Rahoveci-Prizreni, shtyhet
16 April, 2019 @20:29
Përballja mes Rahovecit dhe Prizrenit në kuadër të ndeshjes së parë çerekfinale të PlayOffit të Superligës së Kosovës është shtyrë për 24 orë (17 prill, ora 19:00).
Kjo, për shkak se njëri kosh në palestrën e posa ndërtuar Mizahir Isma ka probleme me konsktruksionin (çahet xhami komplet) dhe është vendosur që të ndërprehet loja.
Rezultati i pjesës së parë, 28-33 mbetet dhe ndeshja do të vazhdojë prej pjesës së dytë, pasi që riparimi sonte nuk mund të bëhet.