GAME 2: 76ers - NETS
Me rekord të klubit, rinis seria!
16 April, 2019 @9:50
Skuadara e Philadelphia 76ersit, duke e mposhtur Brooklyn Netsin në ndeshjen e dytë të Play Offit me rezultat 145-123, e barazoi serinë në 1-1.
145 pikë të shënuara nga Philly, ishte shifra më e lartë në histori të klubit në fazën e Play Offit, derisa fitorja erdhi pas një loje të mirë në mbrojtje edhe në sulm në çerekun e tretë.
Joel Embiid ishte koshashënuesi më i mirë me 23 pikë, derisa me 10 kërcime të grumbulluara e mbylli takimin me double-double. Me shifrat magjike triple-double luajti australiani Ben Simmons (18 pikë, 12 asistime e 10 kërcime), që i ndihmoi skuadrës ta barazojë serinë.
Te Brooklyn më i veçuari ishte Spencer Dinwiddie me 19 pikë.
Seria tani bartet në New York. Ndeshja e tretë do të luhet më 19 prill në ora 02:00 pas mesnate.