TOP 10 PERFORMANCES @ GW 28
Hajrizi kryeson TOP 10-shen e xhiros së fundit
16 April, 2019 @14:12
Basketbollisti i Bashkimit dhe reprezenteusi i Kosovës, Drilon Hajrizi, është përzgjedhur lojtari më i mirë i xhiros së fundit të sezonit të rregullt nga Eurobasket.
Shiko: TABELA PËRFUNDIMTARE E SUPERLIGËS
Driloni ishte më i miri në fitoren e Bashkimit ndaj Trepçës në xhiron XXVIII të Superligës, duke shënuar 20 pikë e 13 kërcime.
Pas tij, i dyti në renditje ka qenë playi i Yllit, Leonard Mekaj. Mekaj ka luajtur me 19 pikë e 11 asistime në fitoren e ekipit të tij ndaj Boreas.
Shiko: ÇIFTET E PLAYOFFIT
I treti në renditje është amerikani i Yllit Romelo Banks, që ka luajtur me 23 pikë e 10 kërcime në të njëjtën ndeshje si Mekaj.
Prej pozitës së katërt deri në të dhjetën basketbollistët tjerë që kanë gjetur vend në TOP 10-shen e xhiros së XVIII janë: 4. Samir Zekiqi (Trepça), 5. Andre Washington (Rahoveci), 6. Arian Qallaku (Rahoveci), 7. Besnik Azemi (Trepça), 8. Bambale Osby (Ylli), 9. Rodney Bullock (Prishtina) dhe 10. Divine Myles (Prishtina).