TASH NEWBASKET VENDAS NDAJ MEGASPORTIT
Të mërkurën, ndeshja e dytë finale
16 April, 2019 @16:27
Federata e Basketbollit të Kosovës (FBK) ka bërë të ditur terminin për ndeshjen e dytë të serisë finale të Ligës së Dytë të Kosovës në basketboll.
Në Sezai Surroi të mërkurën më 18 prill NewBasket merr rolin e vendasit ndaj Megasportit, në përballjen derbi të ekipeve të Prizrenit që po kërkojnë futjen në Ligë të Parë të Kosovës.
Duelin e parë, që u desht të vendoset pas vazhdimeve e fitoi ekipi i Megasportit me rezultat 72-69.
Megasport në rast të fitores të mërkurën do të sigurojë biletën për Ligë të Parë sezonin që vjen.
Në rast të fitores së NewBasketit, seria finale barazohet në 1-1 dhe do të duhet të luhet edhe ndeshja e tretë e serisë për tu përcaktuar ekipi që do të luajë në Ligë të Parë sezonin që vjen.