Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

RAHOVECI - FERONIKELI

Rahoveci rimerr kreun nga Bashkimi

Rahoveci rimerr kreun nga Bashkimi


16 November, 2019 @22:13

Nënkampioni i Superligës së Kosovës në basketboll, Rahoveci, duke e mposhtur Feronikelin me rezultat 87-61, u vendos përsëri në krye të tabelës.

Rahoveci nga fillimi i ndeshjes e deri në fund e kontrolloi ndeshjen dhe nuk e lëshoi epërsinë në asnjë moment.

Përforcimi i ri i Rahovecit, Joshua McFolley, ishte më i miri me 21 pikë, derisa u ndihmua edhe nga Javis Howard me 17 pikë e 10 kërcime dhe Juri Gunjina me 14 pikë e 10 kërcime të tjera.

Te Nikli më të mirët ishin Arti Hajdari me 17 pikë, 9 kërcime e 6 asistime dhe Brandon Scott me 17 pikë e 9 kërcime.

TABELA AKTUALE

Rahoveci me 9 fitore e 1 humbje gjendet në krye të tabelës, derisa Feronikeli ka bilanc prej 3 fitoreve e 7 humbjeve.

Në xhiron tjetër Rahoveci luan me Lipjanin, kurse Feronikeli me Prizrenin.


 
Të gjitha lajmet nga FBK Superliga