ZEKIRIJA RAMADANI

Ramadani: Bashkëlojtarët e shpëtuan Nikën nga kriza psikologjike
9 May, 2021 @17:35
Skuadra e Prishtinës ka bërë një tjetër hap të madh drejt titullit kampion, pasi e mposhti Feronikelin në stadiumin “Fadil Vokrri” me rezultat 2-1.
Ndeshja pati disa pika të kthesës, ndërsa një ndër ato ishte edhe autogoli i portierit të Prishtinës, Ardit Nika, shkaku i të cilit rezultati u barazua në 1-1.
Trajneri i Prishtinës, Zekirija Ramadani, duke i dalë në mbrojtje portierit Nika, tha se gabime të tilla mund t’i ndodhin çdokujt dhe se shokët e skuadrës janë ata që dalin në ndihmë në situata të tilla.
“Ishte një derbi i vërtetë dhe një ndeshje me shumë emocione. E nisëm shumë mirë, shënuam gol, kishim posedimin dhe kontrollin e topit, mirëpo nga një gabim që i ndodhë edhe portierëve me emër të madh, s’ka si të mos i ndodhë Ardit Nikës. Por edhe njëherë treguam që kur është në pyetje shoku i skuadrës, japim maksimumin për ta shpëtuar dhe për ta nxjerrë nga ajo krizë psikologjike që ishte Ardit Nika. Arritëm të shënojmë në pjesën e dytë, pastaj edhe një penallti e ndalëm.
Edhe fati edhe Zoti i përcjellë ata që kanë guxim dhe japin maksimumin. Edhe Feronikeli tregoi luftë të vërtetë sepse edhe atyre u duhen pikët. Uroj futbollistët e mi për angazhimin dhe mendoj që këtu ku jemi është merita më e madhe e futbollistëve”, tha Ramadani pas ndeshjes për Art Sport.