ZEKIRIJA RAMADANI

Ramadani: Humbje e hidhur, por nuk do të demotivohemi
13 March, 2021 @16:31
Prishtina me humbjen e sotme ndaj Feronikelit i dha fund serisë së rezultateve pozitive.
Trajneri i Prishtinës, Zekirija Ramadani, këtë humbje e quajti të hidhur për ekipin e tij, por që shtoi se kjo duhet të harrohet sa më shpejt pasi që ndeshja e radhës luhet vetëm pas tri dite në Kupë.
“Gjithmonë çdo humbje është e hidhur, por pas një periudhe të tillë pozitive prej 18 ndeshjeve, kjo ndikon shumë edhe në aspektin psikologjik. Sa i përket ndeshjes, mendoj që ishte ndeshje e barabartë. Fusha ishte mjaft e vështirë. Në Drenas t’i marrësh 3 pikë është shumë vështirë. Futbollistët dhanë maksimumin. Pak edhe na pamundësoi loja defansive e Feronikelit, që është meritë e tyre, pasi nuk arritëm të shënojmë dhe të rrezikojmë më shumë. Gjithsesi duhet ta harrojmë shumë shpejt këtë humbje, pasi që pas tri dite kemi edhe ndeshjen në Kupë, për të cilën duhet të fokusohemi. Jam i bindur se e kemi eksperiencën e duhur brenda ekipit që të përballojmë sa më mirë këtë humbje,” tha Ramadani për ndeshjes.