Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

ZEKIRIJA RAMADANI

Ramadani: Jemi në rrugë të duhur për titull

Ramadani: Jemi në rrugë të duhur për titull


6 March, 2021 @18:21

Fitorja e sotme me rezultat 2-0 ndaj Llapit, i ka shtuar akoma më shumë apetitet e skuadrës së Prishtinës, e cila së bashku me Dritën dhe Ballkanin është në luftë për titull të kampionit.

RAPORTI I NDESHJES

Se skuadra e tij është në rrugën e duhur në këtë drejtim, e thotë edhe trajneri i Prishtinës, Zekirija Ramadani, i cili u intervistua pas ndeshjes.

“Që nga fillimi i kampionatit objektivi kryesor i yni ka qenë titulli kampion. Në fillim të këtij kampionati në fazën e parë ishim keq, pasi bëmë tri humbje radhazi, por pastaj ngadalë e morëm veten, filluam ta aplikojmë atë filozofi në çdo ndeshje dhe mendoj se jemi në rrugën e duhur. Por sigurisht do të shohim në fund se a do ta ngrisim kupën”, tha ai.

Më tej, Ramadani shtoi duke thënë:

“Gjithsesi duhet t’i marrim ndeshjet ashtu siç po i marrim, pra një nga një. Po përgatitemi për çdo ndeshje ashtu siç na takon neve, duke dhënë maksimumin në çdo stërvitje dhe po kemi vazhdimësi. Deri tani është mirë, i uroj futbollistët për angazhimin. Ka qenë një ndeshje shumë e fortë sot kundër Llapit, i cili është në formë të mirë. Kemi ndeshje çdo tri ditë dhe kjo na vështirëson si neve, ashtu edhe skuadrat e tjera. Shpresoj të mos kemi lëndime deri në fund”.


 
Të gjitha lajmet nga