Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

NDËRRON AMBIENT, POR MBETET NË KRYEQYTET

Ramiz Sadiku zyrtarizon Durakun

Foto: KFRamizSadiku/ fb

Ramiz Sadiku zyrtarizon Durakun


10 July, 2025 @11:43

Futbollisti i deritashëm i Flamurtarit, Enes Duraku, është zyrtarizuar si lojtar i ri i Ramiz Sadikut në Ligën e Parë të Kosovës. Pasi që kuqezinjtë nuk mbijetuan në Ligë të Parë në stinorin 2024/25 dhe ranë në Ligë të Dytë të Kosovës, Duraku si njëri ndër lojtarët më të dalluar të kuqezinjëve siguroi marrëveshjen me “industrialistët”.

“Enes Duraku bashkohet me KF Ramiz Sadiku!
Klubi ynë ka kënaqësinë të prezantojë përforcimin më të ri – Enes Duraku, sulmuesi që vjen nga KF Flamurtari. Me instinkt të mprehtë për gol dhe aftësi të spikatura në repartin ofensiv, Duraku pritet të jetë një armë shtesë për sulmin tonë.”
— shkroi njoftimi i KF Ramiz Sadiku.

Ramiz Sadiku në stinorin e kaluar pati ngritje të dukshme në lojë, ndërsa drejtohet nga Alban Dragusha dhe shpejt siguroi qetësinë në Grupin B, për të çuar stinorin deri në fund pa brenga të mbijetesës, pasi që nuk kishte apetite për Superligë. Ngritja e Ramiz Sadikut bëri që skuadra të përfundojë në pozitë të tretë të Grupit B të Ligës së Parë.


 
Të gjitha lajmet nga FFK Liga e parë