REAL MADRID 2-0 ATLETICO MADRID

Real Madrid rrit dallimin me fitore në derbi
12 December, 2021 @23:27
Real Madrid me fitoren e shtatë radhazi në kuadër të La Ligas, sonte ndaj rivalit lokal Atletico Madrid, ka arritur që të zgjerojë dallimin në krye të renditjes ndaj rivalëve ndjekës.
Me golat e Karim Benzema në pjesë të parë dhe Asensio në pjesë të dytë, Real ka mposhtur Atleticon 2-0 dhe tash ka 8 pikë më shumë sesa ndjekësi i parë, Sevilla.