LOS BLANCOS

Reali me lajm të keq nga Mendy
11 May, 2021 @16:49
Skuadra e Real Madridit sot ka dalur me një komunikatë të shkurtër lidhur me gjendjen mjekësore të mbrojtësit të krahut të majtë, Ferland Mendy.
Stafi mjekësor i klubit, pas testeve të bëra sot, ka konstatuar se futbollisti ka pezmatuar muskulin e këmbës dhe shërimi i tij do të vazhdojë.
Nga kjo kuptohet se francezi do të mungojë deri në fund të këtij stinori.
Në tri ndeshjet e mbetura në La Liga, vendin e tij pritet ta mbulojë braziliani Marcelo.
Krahas Mendyt, te Reali për shkak të lëndimeve mungojnë edhe Sergio Ramos, Raphael Varane, Daniel Carvajal dhe Lucas Vazquez.