Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

PRISHTINË

Rekord gjatësie në Superligë - nga Prishtina

Rekord gjatësie në Superligë - nga Prishtina


29 August, 2015 @19:14

Qendra senegaleze, Bamba Fall, është lojtar i ri i Sigal Prishtinës, ka bërë të ditur vetë ekipi kampion disa minuta më parë, dhe lojtari në fjalë bëhet më i gjati në Superligë për momentin për 2015/16.

Fall 29 vjeç, është 217 centimetra i gjatë dhe dy stinorët e fundit i kaloi në VEC Riga të Letonisë. 

Bamba Fall në stinorin e fundit me ekipin e tij në 16 ndeshje të zhvilluara ka pasur mesatare prej 25 minutash në lojë. Ai për këto ndeshje ka pasur mesatare prej 7.3 pikëve, 3.6 kërcimeve dhe 1.3 bllokadave.

Qendra senegaleze në Eurocup ka pasur mesatare prej 21 minutash për ndeshje dhe aty ka regjistruar 8.6 pikë për ndeshje, 4.2 kërcime dhe 2 bllokada për ndeshje. 

Ai është përzgjedhur në këto dy stinorët e fundit në Letoni si lojtari më i mirë i mbrojtjes. 


 
Të gjitha lajmet nga