Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

MEDIA TALK

Renovimi i sulmit, në planet e Amorimit

Renovimi i sulmit, në planet e Amorimit


22 April, 2025 @14:43

Manchester United është duke synuar blerjen e sulmuesit brazilian të ëolvesit, Matheus Cunha, por atyre u duhen ende para për të gjeneruar klauzolën e lirimit të tij, që është 72.7 milionë funta. Për këtë, shitja e Marcus Rashfordit dhe të tjerëve po shihet si - patjetër!

Ruben Amorim e ka identifikuar 25-vjeçarin si objektiv primar për numrin 10 të ekipit, bashkë me një sulmues qendror. Rashford është si huazim te Aston Villa, që ka opcion blerjeje sulmuesin për 45 milionë euro. Manchester United mund të përfitojë më shumë nëse Rashfordin e merr ndonjë ekip tjetër.

SHITJA E RASHFORDIT, BUXHET SHTESË

Rashford fiton rreth 425 mijë euro në javë te Manchester United dhe ka edhe tre vjet kontratë me ekipin. Transferi i tij diku, do të kursente rreth 60 milionë euro rrogë, duke i dhënë Manchester Unitedit 100 milionë euro në total për marrëveshje me Cunhën.

Braziliani mednohet se fiton rreth 110 mijë euro në javë te ëolves. Lirimi nga Rashford do të ishte lehtësi e madhe dhe sigurim i të gjitha të hollave për Cunhën.

Përndryshe, Jadon Sancho, Antony, Casemiro dhe Rasmus Højlund janë lojtarë tjerë që do të mund të largohen dhe të rrisin buxhetin e Manchester Unitedit për transfere. Liam Delap është qendërsulmuesi i parë për të cilin nuk pritet diskutim shumë dhe Amorim do ta ketë atë, pasi Ipsëich Toën duket i rrëzuar nga Premier Liga. Çmimi i tij, deri në 35 milionë euro nuk paraqet problem për ekipin e “Old Trafford”.

SANCHO PLOTËSON FINANCAT

Sancho është si huazim te Chelsea, që ka obligim ta blejë atë për 30 milionë euro. Nëse nuk e blejnë, për kthim duhet t’i paguajnë Man Unitedit 7 milionë euro. Nëse Sancho kthehet në “Old Trafford”, minimumi që do të mund të përfitonte me shitjen e tij ekipi është rreth 25 milionë euro. Lirimi nga Sancho kryen plotësisht marrëveshjen dhe transferin e Delapit.

Antony po tregohet të jetë i suksesshëm te Real Betis, ku u huazua nga janari i këtij vitit. United minimalisht do të kërkonte rreth 35 milionë euro për lojtarin të cilin pagoi 90 milionë euro në verë të vitit 2022. Kjo, do të mundosonte rikthimin e interesimit për 9-shen e Napolit, Victor Osimhen, që ka klauzolë lirimi prej 75 milionë eurosh.

Por, para sigurimit të shërbimeve të nigerianit, që po kalon suksesshëm stinorin si huazim te Galatasaray, do të duhet edhe pak të hyra shtesë pos Antonyt. E këtu si opsion hyn largimi i Casemiros, që merr rrogë javore rreth 400 mijë euro. Højlund do të kushtonte minimalisht 35 milionë euro nëse diku do të transferohej.

A DO TË REALIZOHET PLANI?

Pra, plani kryesor i Amorimit duket të jetë pjesa ofanzive, pasi që Manchester United çaloi në sulm më së shumti këtë stinor. Ardhja e Cuhës si një 10-she dhe forma e mirë e tij, bashkë me dyshen e sulmit Delap dhe Osimhen, do të jepnin energji të re për ekipin. E sa do të mund të arrihen këto, duhet pritur verën e këtij viti, që pritet të jetë me mjaft transkacione nëpër llogaritë e Manchester Unitedit.



i:

nga "the Guardian"

 
Të gjitha lajmet nga