Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

FITORJA NR 17

Rezistencë liderit, vetëm një çerek

Rezistencë liderit, vetëm një çerek


27 February, 2016 @20:31

Peja vazhdon të kryesojë e palëkundur Superligën e Kosovës, derisa sonte shënoi fitoren e 17 të stinorit. 

Verdhezinjtë ishin më të mirë se Trepça, që nga 10 minutëshi i dytë i ndeshjes. 

Ekipi mitrovicas befasoi për të mirë në çerekun e parë kur e përfundoi atë me 5 pikë epërsi mbi Pejën, por pastaj Peja mobilizoi mbrojtjen dhe në çerekun e dytë e të tretë Trepça nuk ka arritur t’i shënojë më shumë se 18 pikë. 

Trajneri Branimir Pavic i ka dhënë mundësi sonte të gjithë basketbollistëve të Pejës të luajnë këtë ndeshje, duke mos kursyer asgjë. 

TABELA AKTUALE E SUPERLIGËS

Më efikasi te ekipi fitues ka qenë Drilon Hajrizi me 14 pikë, derisa Alban Veseli kishte 13 pikë të shënuara. 

Në anën tjetër te ekipi mysafir, më efikasi ka qenë Artin Gashi me 12, e pas tij lojtari i vetëm që ka arritur të kalojë në listën e koshashënuesve dyshifror ka qenë edhe Korab Prekazi, me 11 sosh. 

Kjo lojë çoi Pejën te fitorja e 17 e stinorit, derisa kanë vetëm një humbje deri më tani, e Trepça përkundër humbjes mbetet e katërta në klasifikim me bilanc 9-9. 



Statistikat ekipore

Peja Trepça
Çereku i parë 17 23
Çereku i dytë 22 7
Çereku i tretë 23 11
Çereku i katërt 23 20
Kërcime 46 34
Asistime 24 16
Bllokada 5 2
Topa të vjedhur 8 8
Topa të humbu 18 15
Tentime për tre pikë 8/21 6/21
Tentime nga loja 28/58 23/67
Tentime nga gjuajtjet e lira 21/30 9/18


Statistikat individuale te Peja

1 Drilon Hajrizi 14 pikë 3 kërcime 3 asistime
2 Alban Veseli 13 pikë 6 kërcime 1 asistim
3 Kevin Burwell 12 pikë 5 asistime 3 kërcime
4 Nenad Delic 10 pikë 8 kërcime 6 asistime
5 Ronald Davis 10 pikë 1 kërcim -
6 Nicholas Convingtone 9 pikë 5 kërcime 3 asistime
7 Samir Zekiqi 5 pikë 2 asistime 2 kërcime
8 Leonard Mekaj 5 pikë 2 kërcime 1 top të vjedhur
9 Burim Zekiqi 3 pikë 4 kërcime -
10 Mirza Muric 3 pikë - -
11 Finisk Rugova 1 pikë 9 kërcime 3 asistime
12 Rron Grapci 0 pikë 2 kërcime 1 asistim


Statistikat individuale te Trepça

1 Artin Gashi 12 pikë 7 kërcime 2 topa të vjedhura
2 Korab Prekazi 11 pikë 2 kërcime -
3 Kenny Rhymes 8 pikë 5 kërcime 1 asistim
4 Arian Tahiri 7 pikë 5 kërcime 3 asistime
5 Petar Zivkovic 7 pikë 4 asistime 1 kërcim
6 Valdrin Haxhiu 5 pikë 5 asistime 3 topa të vjedhura
7 Vladan Jocovic 4 pikë 4 kërcime -
8 Agon Selmani 4 pikë - -
9 Besnik Azemi 3 pikë 3 kërcime 1 asistim
10 Rinor Selmani 0 pikë 3 kërcime 1 asistim

 
Të gjitha lajmet nga