Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

EDHE NJË RIKTHIM NGA MIAMI HEAT

Rikthim i radhës nga Miami

Rikthim i radhës nga Miami


21 December, 2015 @9:05

Miami Heat ka shënuar edhe një fitore me rikthim, ngjajshëm si para dise dite ndaj Memphis Grizzliesit. Kësaj radhe ra, Portland Trail Blazers, që nuk arriti t’i bëj ballë djelmoshave të ekipit nga Florida. 

“Sikurse që na thotë trajneri. Ekipi i mirë bëhesh vetëm atëherë kur kënaqesh me bashkëlojtarët e tu në lojë dhe t’i gëzohesh suksesit të çdonjërit në skuadër,” ka thënë Dwyane Wade pas ndeshjes. 

Chris Bosh ka shënuar 29 pikë e 4 asistime, Hassan Whiteside 22 pikë e 11 kërcime, ndërsa Dwyane Wade 18 pikë e 7 asistime në fitoren e Miamit që erdhi në dy çerekët e fundit të ndeshjes kur shuan epërsinë 11 pikëshe të Portlandit te të cilët më i dalluari ka qenë Damian Lillard me 32 pikë e 9 asistime. 

Miami Heat tash ka bilanc 16-10, ndërsa Portland Trail Blazers 11-18.


 
Të gjitha lajmet nga NBA