SERIE A

Foto: Twitter
Roma mposhtë Genoan, mbetet në garë për Champions League
7 March, 2021 @14:02
Roma ka shënuar fitore të rëndësishme përballë ekipit të Genoa, në garë për një vend që dërgon në Champions League, me rezultat 1-0.
Golin e vetëm në ndeshje e shënoi qendër-mbrojtësi Gianluca Mancini në minutën e 24, pas asistimit të Lorenzo Pellegrini.
Mbrojtësi i kombëtares shqiptare, Marash Kumbulla, nuk luajti në këtë ndeshje pasi që ishte i suspenduar për shkak të kartonave të verdhë.
Roma me këtë fitore ngjitet në tabelë në pozitën e katërt me 50 pikë, të paktën deri nesër kur Atalanta që ka një pikë më pak ka një transfertë mjaft të vështirë kundër Interit. Në anën tjetër Genoa renditet në vendin e 13-të në tabelë me 27 pikë.