Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

PANATHINAIKOS - REAL MADRID

Rudy hesht Athinën

Rudy hesht Athinën


28 March, 2019 @22:49

Real Madridi, me shënimin fantastik të Rudy Fernandezit nga vija e treshit në sekondat e fundit, e mposhti Panathinaikosin me rezultat 73-74.

Fernandez nga vija e treshit e gjuajti topin me vështirësi, ngase nuk kishin mbetur më shumë sekonda, e tërë palestra menduan se një tentim të tillë nuk do të përfundoi me shënim dhe topi hyri në kosh për të heshtur palestrën Olympic Sports Center të Panas.

Walter Tavares ishte koshashënuesi më i mirë te Reali me 14 pikë, derisa ylli i ndeshjes Fernandez luajti me 13 pikë.

Te skuadra greke më të dalluarit ishin Nick Calathes dhe Keith Langford që luajtën me nga 14 pikë secili.

TABELA AKTUALE

Kjo ishte fitorja e 22 e Real Madridit krahas 7 humbjeve që i ka, derisa Panathinaikos ka bilanc prej 15 fitoreve e 14 humbjeve.

Real Madridin në xhiron e fundit do të përballet me Zalgirisin, derisa Panathinaikosi me Buducnostin.


 
Të gjitha lajmet nga Euroleague