Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

TE KB PRIZRENI - VJEN I HUAJI I PARË

Ryan Hughes - i huaji i parë te KB Prizreni

Ryan Hughes - i huaji i parë te KB Prizreni


27 June, 2023 @16:43

Basketbollisti amerikan, Ryan Hughes, është zyrtarizuar si lojtari i parë i huaj i KB Prizrenit për stinorin 2023/24 në Superligë. Pak minuta më parë, ekipi bardhezi nga Prizreni ka bërë të ditur se basketbollisti 193-centimetra i gjatë do të zbarkojë në Prizren në stinorin e ri të Superligës, ndërsa së fundi ka qenë pjesë e ekipit Ursinus College.

Hughes ka pasur mesatare prej 17 pikëve për ndeshje, 3.1 asistimeve dhe 4.4 kërcime për lojë. Si 23-vjeç ai shquhet me efikasitet për tri pikë, ndërsa lojtari pritet t’i ndihmojë ekipit të KB Prizrenit në stinorin 2023/24 për të arritur playoffin e më shumë. Kujtojmë, KB Prizreni në stinorin e kaluar ka qenë në vend të parafundit në Superligë dhe përmes playoutit ka sigururar mbijetesën në Superligë.◼️

 


 
Të gjitha lajmet nga