GOLDEN STATE WARRIORS
Sa do të mungojë Curry?!
25 April, 2016 @14:21
Stephen Curry që po përjeton kulminacionin e karrierës në NBA në dy vitet e fundit, u lëndua dhe u detyra të dalë nga parketi në përballje ndaj Houston Rocketsit.
Ai parashikohet të kthehet pas një jave ose maksimalisht 10 ditëve në ekip, për shkak të lëndimit, kanë bërë të ditur raportet e mediave amerikane.
Zyrtarisht, Golden State Warriors nuk ka bërë të ditur asgjë ende.
“S’ka intervista. S’kam çka të them deri nesër. Kam rrëshqitur, e ndjeva. E ndjej se ekipin e kam shumë të mirë,” kishte thënë Curry pas lëndimit mbrëmë rrugës për në zhveshtoren e ekipit të tij.
Golden State Warriors është kampion aktual i NBA-së, ndërsa këtë stinor ka thyer rekordin e fitoreve në NBA, duke e përfunduar stinorin me bilanc fantastik 73-9. Ata janë pranë eliminimit të Houston Rocketsit në raundin e parë të Play-Offit pasi që udhëheqin 3-1 serinë dhe tash u duhet vetëm edhe një fitore për të kaluar tutje.