NGA ISH-LOJTARI VJEN MOTIVIMI
Samir Shaptahovic me letër motivuese për Pejën!
10 May, 2021 @22:28
Ish-basketbollisti i Sigal Prishtinës, Bashkimit dhe Pejës në Kosovë, Samir Shaptahovic ka publikuar një orë më parë një letër motivuese për ish-ekipin e tij, KB Peja, që po kalon ditë të vështira në serinë finale të PlayOffit të Superligës.
Peja është në disavantazh 2-0 nga Golden Eagle Ylli në Superligë dhe tash duhet të bëj rikthimin e madh, me tre fitore radhazi për të arritur te titulli, ndërsa Samiri nga SHBA-ja, ku po jeton, ka shkruar letrën “Ne besojmë”.
LETRA E SAMIRIT:
WE BELIEVE
E dashtura Peje, tifoza te “Shqiponjave” dhe Ju lojtaret e KB Peja, si ekipa me e mire momentale ne basketbollin e Kosoves, po i’u drejtona me kete leter Ju dhe gjithe qytetit te Pejes.
Respect I veqant per KB Yllin ( por une e dua Pejen )!! Kjo sezone ishte shume e veshtire per KB Peja, por Ju loçkat e Sines, i’a dolet qe t’i kaloni te gjitha veshtersite. Kaluat ne finale pas nje trilleri, te nje para-finale tjeter kunder nje ekipe shume cilesore si Ponte Prizreni, e cila ishte ekipa kampione e sezones rregullte. Pas nje trilleri te 5 ndeshjeve, Ju KB Peja, u kualifikuat ne finalen e madhe. Pra, Ju KB Peja, e keni mundur ekipin nr 1 ne superlige Ponten. Kjo ishte nje fitore shume e madhe dhe per dikond e papritur. Une e di qe mungesa e organizatorit te lojes e beri te veten, por Ju prape se prape luajtet me zemer dhe treguat karakter te madh, ne dy ndeshjet e para finale. Pa organizatorin e lojes Ju ishit mbreme superior. Mund ta paramendoj me organizatorin e lojes sa mire do te luani te marten. Sepse ai do te i’u ofron siguri ne lojen tuaj Peje. Do te fitoni bindshem neser I swear!
Mbreme une Ju kam shikuar nga Amerika e larget dhe jam emocionuar tej mase, pasi me beri pershtypje loja me zemer e komplet ekipit te Pejes, e veçanarisht e Dardan Berishes, i cili dha çka pati mbreme qe Peja, te fitonte por nuk kjo nuk mjaftoj sepse i’u mungoj fati. Gjithesesi loja ishte shume e forte dhe teper atraktive. Tash seria e ndeshjeve eshte 2-0 per ekipin e Ylli, nga Theranda. Une kam luajtur ne Kosove, nje kohe te gjate dhe e njoh ne gishta basketbollin e Kosoves dhe une e di shume mire se Kjo seri 2-0, nuk eshte aq e vogel, por kur e di qe ne ekipen e Pejes, luajne Dardan Berisha, lojtari me i miri ne basketbollin e Kosoves dhe Lis Shoshi, une jam i bindur se kjo seri do te rrenohet dhe KB Peja, do te kthehet fuqishem neser me fitore ne “Karagaqi”.
KB Peja, ka nje qender te fuqishem si Brandon Walters si dhe nje organizator mjafte cilesor si A J Woltan. Ka edhe dy super trajner si Dragan Radovic dhe Milan Rondovic, ata jane strateg te mirefillte dhe une e di se ata nuk dorezohen. Asgje nuk ka perfunduar. Peje, po Ju shkruaj nga Amerika, e larget dhe kam nje kerkese per Ju. Mos gaboni me u dorezu. Luftoni per fitore dhe une e di qe do te fitoni shume thelle dhe shume bindes neser.
Neser nese fitoni titulli do te vjen ne Peje, po flas nga pervoja ime ne te kaluaren. Une ne vitin 2002/03, e kam rikthyer me Prishtinen, serine finale ndaj Mabetex. Une po flas nga pervoja e madhe qe kam. KB Peja, eshte ekip shume e madhe dhe fitorja neser do te thote Ju do te jeni kampion per kete edicion.
Forca KB Peja, forca Shqiponjat! Forca Sineee ,Ju dua perjete!
I juaji dhe i perjetshmi SINE
Samir Shaptahovic
New York/USA