Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

GARDIANI I KOSOVËS

Samir Ujkani: Duhet të luajmë për rezultat

TOPOSPORTI/ Arian Paçarizi

Samir Ujkani: Duhet të luajmë për rezultat


8 June, 2022 @12:37

Pas kartonit të kuq të Arijanet Muricit në përballje ndaj Greqisë, për Kosovën në duel ndaj Irlandës Veriore pritet të nis Samir Ujkani.

Veterani në portë të Kosovës me përvojën e tij pritet të sjellë siguri, ndërsa në deklaratën e tij dhënë pas stërvitjes së Kosovës para ndeshjes ndaj veriirlandezëve ai ka thënë se ekipi duhet të luajë për rezultat, por edhe që ekipi duhet të jetë i bashkuar për të pasur rezultat pozitiv.

“Falënderoj shikuesit e pranishëm dhe ‘Dardanët’ për përkrahjen e madhe në ndeshjen kundër Greqisë. Stadiumi ishte i mbushur, por rezultati nuk ishte pozitiv, por nuk kemi kohë të mendojmë më për atë rezultat, duhet të mendojmë për ndeshjen që e kemi të enjten dhe duhet të jemi të bashkuar për të pasur rezultat pozitiv”, ka thënë Ujkani, duke shtuar: “Pas çdo humbje, sigurisht se atmosfera nuk është e mirë, por nuk kemi kohë për të menduar se çka ka ndodhur, por të jemi të gatshëm për ndeshjen që e luajmë të enjten.”

ORARI I NDESHJEVE dhe TABELA AKTUALE

“Në lojën tonë nuk duhet të ndryshoj diçka, duhet vetëm të japim maksimumin të gjithë, ashtu siç e japim në çdo ndeshje. Meritat i marrim pas lojës, sepse rezultati gjithmonë të bën të ndihesh pozitiv. Ne duhet të luajmë për rezultat dhe shpresojmë se mund ta arrijmë të enjten një gjë të tillë. Për neve është krenari të jesh pjesë e Kosovës, sepse gjithmonë tifozët kanë qenë pas nesh. Vetëm të gjithë së bashku mund t’ia dalim të shënojmë fitore, pasi shpresat tona janë gjithnjë për ta fituar grupin,” përfundoi ai.

Sot, Kosova zhvillon stërvitjen e fundit në Fadil Vokrri para ndeshjes ndaj Irlandës Veriore, që luhet të enjten më 9 qershor me fillim prej orës 20:45.

Kosova nga dy ndeshjet e para të grupit ka kapur tri pikë, ndërsa Irlanda Veriore një. Ndeshja e 9 qershorit do të jetë ndeshja e parë mes këtyre dy kombëtareve në histori.


 
Të gjitha lajmet nga