TOP 10 PLAYERS
Samir Zekiqi, lojtar i javës 15
23 January, 2017 @14:47
Basketbollisti i Trepçës, Samir Zekiqi, është përzgjedhur lojtari më i mirë i xhiros së XV të Superligës së Kosovës, pas ndeshjeve të zhvilluara në fundjavë, nga eurobasket.com.
Zekiqi ka qenë ndër protagonistët kryesorë të Trepçës në fitore ndaj Vëllaznimit, me 21 pikë dhe 3 kërcime në fitoren e thellë.
Pas tij është renditur Ergin Grosha i Yllit që realizoi double-double ndaj Pejës, 14 pikë e 15 kërcime. I treti ka qenë debutuesi i Superligës, Kiel Turpin, që shënoi 18 pikë e 10 kërcime për Trepçën në fitore ndaj Vëllaznimit.
Lista e plotë e 10 performancave më të mira të javës është në tabelën e mëposhtme.
TOP 10 performancat e javës në Superligë:
1 | Samir ZEKIQI | KB Trepça | ||
2 | Ergin GROSHA | KB G. E. Ylli | ||
3 | Kiel TURPIN | KB Trepça | ||
4 | Noah DAHLMAN | KB Peja | ||
5 | Ermir GASHI | KB Kerasan Prishtina | ||
6 | Altin MORINA | KB Rahoveci | ||
7 | Artin GASHI | KB Rahoveci | ||
8 | Kevin BROWN | KB G. E. Ylli | ||
9 | Besnik SHARKU | KB Rahoveci | ||
10 | Mikaile TMUSIC | KB Bashkimi |