Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

RISI TE KAMPIONI

Sammy Hunter - zyrtarisht i Trepçës

Sammy Hunter - zyrtarisht i Trepçës


15 July, 2024 @15:59

Basketbollisti 23 vjeçar Sammy Hunter është lojtari i ri i kampionit të Kosovës në basketboll, KB Trepça. Ekipi mitrovicas dje ka bërë të ditur se ka angazhuar bahamasin Hunter që nuk ka luajtur asnjëherë përtej oqeanit Atlantik dhe Kosova do të jetë destinacioni i parë i tij pas NCAA të SHBA-ve.

Hunter është alo-qendër, ndërsa ka qenë pjesë e Akron Zips në NCAA DIV. I. Në stinorin e fundit bahamasi te Zips të Akronit ka luajtur me mesatare prej 8.6 pikëve, 0.8 asistimeve dhe 3.2 kërcimeve për ndeshje.

“Reprezentuesi i Bahamas në Minatori! Sammy Hunter 206 cm i gjatë lojtar i pozitës 4 (PF) reprezentues i Bahamas është lojtari i radhës që i bashkohet ekipit tonë për sezonin 2024/25. Për Hunter Trepça do të jetë përvoja e parë profesionale. Hunter i bashkohet klubit nga University of Akron(Akron Zips) ekip me të cilin është paraqitur edhe në turneun final të NCAA Div I i njohur ndryshe edhe si March Madness 2024. Sezonin 2023/24 Hunter ka zhvilluar në total 34 ndeshje,33 ndeshje si startues me mesatare prej 26 minuta, 8.74 pikë, 3.26 kërcime për ndeshje, me 36%  saktësi në gjuajtjet për 3 pikë. Përveç Akron, Hunter ka zhvilluar karriere edhe në Ole Miss.” ka shkruar njoftimi i KB Trepça, botuar dje.


 
Të gjitha lajmet nga