MEDIA TALK

Pamje nga arkivi
Sampdoria dhe Augsburg pas Dresevicit
7 June, 2022 @16:21
Mesfushori i Kosovës, Ibrahim Dresevic, është vënë në llupë të ekipit italian, Sampdoria dhe atij gjerman, Augsburg.
Sipas italianes Tuttomercatoweb Dresevic 25-vjeçar që në fund të këtij muaji mbetet lojtar i lirë po kërkohet nga këto dy ekipe si përforcim në mbrojtje të skuadrës.
Ibrahim Dresevic nuk ka vazhduar kontratën me ekipin e tij aktual, Heerenveen.
Përndryshe, Dresevic rregullisht ftohet nga përzgjedhësi i Kosovës, Alain Giresse.