Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

FIBA EUROPE

Saric, lojtari më i mirë i ri

Saric, lojtari më i mirë i ri


22 January, 2015 @16:37

Dario Saric i është bashkuar basketbollistëve si Jonas Valanciunas dhe Ricky Rubio, të cilët janë shpallur më shumë se një herë si basketbollisti më i mirë europian tek të rinjtë.

Saric, i cili e kishte fituar këtë çmim edhe vitin e kaluar, ka arritur ta lë pas nigerianin me nënshtetësi greke të skuadrës Milwaukee Bucks, Giannis Antetokounmpo, si dhe bashkëlojtarin e tij në Anadolu Efes, Cedi Osman.

Çmimi i basketbollistit më të mirë të ri të vitit, jepet nga FIBA Europe që nga viti 2005 në bazë të votimit të hapur në faqen zyrtare të kësaj federate. Mosha maksimale për të qenë konkurentë në këtë çmim është 22 vjeç.

FIBA Europe më parë kishte paralajmëruar se të hënën do të shpallet basketbollistja më e mirë e vitit, ndërsa të mërkurën edhe basketbollisti më i mirë i vitit.



Rezultatet e votimit për basketbollistin më të mirë të ri europian

1 Emri dhe skuadra e lojtarit Votat e fansave Votat e ekspertëve
2 Dario Saric (Anadolu Efes) 13594 405
3 Giannis Antetokounmpo (Milwaukee Bucks) 17147 340
4 Cedi Osman (Anadolu Efes) 15628 135
5 Aleksandar Vezenkov (Aris) 11711 80
6 Domantas Sabonis (Unicaja Malaga) 7433 101
7 Jusuf Nurkic (Denver Nuggets) 9072 88
8 Stefan Peno (Barcelona) 7895 42
9 Federico Mussini (Grissin Bon Reggio) 6493 45
10 Dragan Bender (Ironi Ramat) 3577 62
11 Sviatoslav Myhkailiuk (University of Kansas) 5144 44


Fituesit e mëparshëm të çmimit basketbollisti europian më i mirë tek të rinjtë

1 Nikos Zisis (Benetton Treviso) 2005
2 Rudy Fernandez (Juventut Badalona) 2006
3 Ricky Rubio (Juventut Badalona) 2007
4 Ricky Rubio (Juventut Badalona) 2008
5 Ricky Rubio (Juventut Badalona) 2009
6 Jan Vesely (Partizan) 2010
7 Jonas Valanciunas (Lietuvos Rytas) 2011
8 Jonas Valanciunas (Toronto Raptors) 2012
9 Dario Saric (Cibona) 2013
10 Dario Saric (Anadolu Efes) 2014

 
Të gjitha lajmet nga Euroleague