Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

ILIEVSKI

Për momentin, ky është maksimumi

balkanleague.net

Për momentin, ky është maksimumi


22 January, 2015 @12:39

Sigal Prishtina përjetoi humbjen e dytë nga Kozuvi në Grupin BBalkan League dhe të katërtën në përgjithësi, mbrëmë në Pallatin e Rinisë së Sporteve. 

Trajneri i posaardhur i saj, maqedoni Marjan Ilievski, ka thënë pas ndeshjes se ky ka qenë maksimumi i ekipit çka mund të jep në këtë moment. 

“Ashtu edhe siç ju thashë në konferencën për shtyp para ndeshjes, kemi probleme të mëdha nën kosh dhe këto probleme u rritën edhe mos mundësinë për lojë të Julian Mavungas,” ka thënë fillmisht Ilievski, që ende nuk ka shijuar fitore me ekipin e tij të ri. 

“Si shtesë, ne nuk kemi lojtarë të mjaftueshëm për rotacion në skuadër dhe kishim probleme në organizim të lojës sonë. Kozuvi ëshët ekip shumë serioz. Ky është maksimumi që mund të japim në këtë periudhë, pasi kemi probleme të vazhdueshme me të cilat po ballafaqohemi.” 

Ilievski erdhi si zëvendësim për boshnjakun Sabit Hadzic që udhëhoqi Prishtinën në pjesën vjeshtore të stinorit. 

Me ardhjen e Ilievskit në ekip, Sigal Prishtina, u përforcua me katër lojtarë shtesë të huaj në ekip, derisa largoi si të panevojshëm, Fisnik Rugovën drejt Pejës dhe Muhamed Hasanin drejt Bashkimit. 

Sigal Prishtina përfundoi fazën e parë grupore të BIBL me bilanc, 4 fitore e 4 humbje. 

TABELA AKTUALE


 
Të gjitha lajmet nga Balkan League