PALLATI I RINISË

BOROZANI/Erdis Driza/Arkiv
Kozuvi mposht Prishtinën përsëri
21 January, 2015 @20:37
Sigal Prishtina nuk e arriti atë që e donte shumë. Fitoren ndaj Kozuvit të pamposhtur deri më tani.
Ekipi maqedonas, vazhdoi super serinë e ndeshjeve dhe lehtë mposhti kampionen e Kosovës, së cilës i munguan dy qendra sonte, Blerim Mazreku i lënduar, ndërsa Julian Mavunga, pa të drejtë loje.
Fillim i shpejtë dhe i mirë i Kozuvit tregoi shumë. Mirëpo në momentin e hyrjes në lojë të Julius Colesit, Sigal Prishtina u këndell.
Kjo çoi në lojë të mirë dhe prishtinasit arritën të përmbyllin 20 minutëshin e parë të lojës në avantazh.
Por, pjesa e dytë i takoi Kozuvit në tërësi, pasi që thjesht, ata kishin dy lojtarë më shumë që i ndihmonin ekipit.
Derisa Marjan Ilievski kishte në dispozicion 7 lojtarë, Kozuvi me 9 parakaloi pa lodhje nëpër kryeqytetin tonë.
Ilievski ende në kërkim të fitores së parë me Prishtinën, e Kozuvi mbetet i pamposhturi i Balkan League-së ende.
Sigal Prishtina ka përfunduar aventurën në fazën e parë të BIBL me bilanc neutral, 4 fitore e 4 humbje, derisa Kozuv tashmë ka bilanc perfekt prej 7 fitoreve nga po aq ndeshje.
Statistikat individuale te Sigal Prishtina
1 | Edin Bavcic | 26 pikë | 17 kërcime | 3 asistime |
2 | Dardan Berisha | 17 pikë | 6 kërcime | 5 asistime |
3 | Nate Bowie | 13 pikë | 2 kërcime | 2 asistime |
4 | Edmond Azemi | 12 pikë | 5 kërcime | 2 asistime |
5 | Julius Coles | 12 pikë | 3 kërcime | 1 asistim |
6 | Nikola Vucurovic | 4 pikë | 2 kërcime | 2 asistime |
7 | Jordan Hulls | 3 pikë | 1 kërcim | 3 asistime |
Statistikat individuale te Kozuv
1 | Vladimir Brchkov | 21 pikë | 9 kërcime | 5 asistime |
2 | Filip Sepa | 16 pikë | 4 kërcime | 5 asistime |
3 | Milan Janjusevic | 13 pikë | 2 kërcime | 3 topa të humbur |
4 | Aleksej Nesovic | 12 pikë | 1 kërcim | 7 asistime |
5 | Goran Glavchev | 12 pikë | 1 kërcim | - |
6 | Drasko Albijanic | 11 pikë | 9 kërcime | 2 asistime |
7 | Miladin Pekovic | 9 pikë | 1 kërcim | 1 top i humbur |
8 | Slobodan Bozovic | 4 pikë | 2 kërcime | 4 asistime |
9 | Vladimir Ivelja | 2 pikë | 2 kërcime | 1 top i vjedhur |