OKLAHOMA

reuters
Dyshja fantastike, sjell fitoren
21 January, 2015 @9:57
Dyshja fantastike, Kevin Durant e Russell Westbrook, ia sjellin fitoren e radhës Oklahomës.
Performanca e mirë e këtyre dy yjeve, bëri që rrufeja e Oklahomës, ta regjistroi fitoren e 21-të, duke e mposhtur Miami Heatin, në American Airlines Arena, me rezultat 94-86.
Kevin Durant, luajti me 19 pikë, 8 kërcime e 8 asistime, ku u ndihmua nga partneri i tij, Westbrook, i cili gjithashtu luajti me 19 pikë, i rrëmbeu 10 kërcime dhe i bëri 6 asistime.
Ndërsa, 18 pikët e Dwyane Wadet, nuk mjaftuan për ta ndalur Oklahomën.
Kjo ishte fitorja e tretë me radhë e rrufesë, derisa i kanë 21 fitore e 20 humbje.
Video
Kevin Durant