FERIZAJ

Kastrioti sjell Gabrielin
20 January, 2015 @23:32
Ekipi i fundit në renditjen tabelare të Superligës, Kastrioti, ka arritur marrëveshje me ish basketbollistin e RTV 21, Keith Gabriel.
Fundori Gabriel që së fundi luante në ligën gjermane të basketbollit për Kirchheimin, ka arritur sonte në Ferizaj dhe që nga nesër do t’ia nis stërvitjeve me ekipin e tij të ri nën udhëheqjen e Jeton Nixhës.
Kastrioti ndeshjen e parë të stinorit pranveror e luan ndaj Trepçës dhe kërkon të shfrytëzojë maksimalisht krizën e ekipit mitrovicas për të arritur fitoren e dytë të stinorit.
Më parë, drejtuesit e Kastriotit kanë sjellë në ekip edhe qendrën boshnjake që luante për Ibrin e Malit të Zi, Aldin Klinac.
Pjesa e dytë e stinorit nis këtë fundjavë.