KARAGAÇI

Facebook/ KB Peja
Rilski përsëri fitues ndaj Pejës
20 January, 2015 @21:02
Viti 2015 vazhdon të jetë jo i mirë për skuadrën e Pejës. Verdhezinjtë pas humbjes së para disa ditëve ndaj Teodos, u mposhtën edhe njëherë, kësaj radhe ndaj Rilskit para tifozëve vendas.
Çereku i parë i ndeshjes megjithëse kaloi kryesisht në baraspeshë, me dy trepikësha të Darin Ivanovit në minutën e fundit, kjo periudhë përfundoi me epërsi prej tetë pikëve për mysafirët, 19-27.
Peja u rikthye shpejtë në lojë me anë të pikëve të Luka Petkovicit dhe Samir Shaptahut, por kjo nuk mjaftoi që ekipi pejan të shkojë në pushim në epërsi, megjithëse rezultati u barazua dy herë (30-30 dhe 39-39).
Epërsinë verdhezinjtë e arritën në fillim të çerekut të tretë, me anë të lojës efikase të Drilon Hajrizit dhe Jozo Brkicit, të cilët ndihmoheshin vazhdimisht nga Shaptahovici i disponuar, por më pas ekipi bullgar me anë të një serie efikase e përmbysi disavantazhin për të kaluar sërish në epërsi, e cila u rrit deri në 9 pikë (72-81) kur kishin mbetur rreth 4:38 minuta deri në përfundim të ndeshjes.
Por kjo epërsi nuk i dha aspak siguri Rilskit deri në përfundim të ndeshjes. Peja hyri në seri të shpejtë dhe e ngushtoi epërsinë e mysafirëve deri në një pikë, 83-84, por kjo ishte e tëra që arritën të bëjnë pejanët pasi që faulet taktike të kundërshtarit nuk lejuan që nga palestra Karagaçi të del skuadra e Pejës.
Shaptahovic në ndeshjen e tij të fundit me Pejën arriti të shënoj 33 pikë dhe 8 asistime, duke u bërë bindshëm më i miri në skuadrën e tij, derisa tek fituesit u dallua Simeon Iliev me 20 pikë të shënuara.
Kjo ishte ndeshja e fundit e Pejës në pjesën e rregullt të Ligës Ballkanike, që përfundoi me bilanc prej 4 fitoreve dhe 4 humbjeve,
Rezultatet dhe tabela aktuale.
Statistikat individuale te Peja
1 | Samir Shaptahovic | 33 pikë | 8 asistime | 4 kërcime |
2 | Jozo Brkic | 15 pikë | 8 kërcime | 1 bllokadë |
3 | Drilon Hajrizi | 13 pikë | 5 kërcime | 3 asistime |
4 | Luka Petkovic | 12 pikë | 8 asistime | 7 kërcime |
5 | Alban Veseli | 11 pikë | 3 kërcime | 2 asistime |
6 | Fisnik Rugova | 5 pikë | 5 kërcime | 1 asistim |
7 | Gerti Shima | 2 pikë | 2 kërcime | 1 asistim |
Statistikat individuale te Rilski
1 | Simeon Iliev | 20 pikë | 5 kërcime | 3 asistime |
2 | Yordan Bozov | 15 pikë | 7 kërcime | 5 asistime |
3 | Anthony Gugino | 14 pikë | 10 pikë | 1 asistime |
4 | Julian Norfleet | 14 pikë | 3 asistime | 1 kërcim |
5 | Zlatin Georgiev | 9 pikë | 6 kërcime | 4 asistime |
6 | Vernon Taylor | 9 pikë | 5 kërcime | 2 asistime |
7 | Ljubomir Kirov | 6 pikë | 2 kërcime | |
8 | Darin Ivanov | 6 pikë | 1 asistim |