SIGAL PRISHTINA

BOROZANI/Erdis Driza
Pa Mazrekun ndaj Kozuvit
20 January, 2015 @15:43
Sigal Prishtina do të jetë e hendikepuar në ndeshjen e nesërme ndaj Kozuvit, për shkak se qendra vendore e kampiones, Blerim Mazreku, është lënduar.
Këtë njoftim e ka dhënë trajneri i ekipit prishtinas, Marjan Ilievski, në konferencën e mbajtur sot për shtyp në zyret e klubit.
“Hendikep për ne është mungesa e lojtarëve nën kosh, pasi që Blerim Mazreku është i lënduar dhe nuk do të jetë në gjendje t’i ndihmojë ekipit nesër,” ka thënë trajneri Ilievski.
“Në vend të tij do të luaj përforcimi i ri i skuadrës, Julian Mavunga.”
Sigal Prishtina kërkon që të mposht Kozuvin e pamposhtur deri më tani në Balkan League.