MITROVICË
BOROZANI/Arkiv
Trepça, nis me vetëm një të huaj!
20 January, 2015 @16:04
Skuadra e Trepçës, kishte regjistruar katër lojtarë të huaj në afatin kalimtar dimëror si përforcime për pjesën pranverore të kampionatit.
Mirëpo, në Mitrovicë do të arrijë vetëm njëri prej tyre.
Njoftimin e ka bërë të ditur portali Koha.net, duke u bazuar në fjalët e sekretarit të klubit, Kemajl Muja.
“Dy prej tyre kanë rritur çmimin pasi që jemi marrë vesh dhe nuk do të vinë në Mitrovicë, derisa një tjetër është larguar drejt ligës gjermane. Vetëm Curtis do të vijë në Trepçë,” është cituar të ketë thënë Muja nga portali në fjalë.
Trepça kishte regjistruar në FBK këta lojtarë: Travis George, Jamal Fenton, Mike Bell dhe Curtis Allen.
Ata kanë kthyer në klub edhe Besnik Azemin, që pjesën vjeshtore të stinorit luajti për Vëllaznimin, ndërsa kanë përfunduar në pozitën e katërt të klasifikimit.
Ndeshjen e parë të stinorit pranveror, mitrovicasit e luajnë ndaj Kastriotit në Ferizaj.