DERRICK ROSE

REUTERS
I pengon qetësia
20 January, 2015 @19:12
Demat e Chicagos, në tetë ndeshjet e fundit pësuan gjashtë herë, e ky fakt i pengoi shumë super yllit Derrick Rose.
Pas humbjes ndaj Clevelandit, dje Rose dha një deklaratë, i cili e kritikoi skuadrën:
“Më shqetëson kjo gjë, se si do të zgjidhet problemi nuk e di, për t’i rregulluar gjërat, të gjithë duhet të kemi mendimin e njëjtë”.
Ndërsa, pyetjes se kush nuk është duke menduar njësojë në skuadër?, Rose iu përgjigj:
“E gjithë skuadra… Nuk po mundemi të komunikojmë në parket, të gjithë po mbesim të qetë, duhet të shfaqim një performancë më të mirë, nuk po duket që po garrojmë, kjo gjë më shqetëson”.
Chicago Bulls, gjendet në pozitën e katërt në Konferencën Lindore, me bilanc prej 27 fitoreve e 16 humbjeve.