KURTOVIC

BOROZANI/Lis Dorambari
S’kemi ekip për më shumë
21 January, 2015 @12:42
Trajneri kroat i Pejës, Boris Kurtovic, ka numëruar arsyet pas humbjes së mbrëmshme të Pejës nga Rilski në Karagaç.
“Dua ta uroj Rilskin për fitoren e merituar. Luajtën më mirë, ndërsa ne nuk luajtëm si ekip. Kishim ngritje dhe ulje në lojë. Frikësohesha mos po humbim mbi 10 pikë, pasi që e di situatën në klub,” ka thënë fillimisht Kurtovic.
Ai më tej ka thënë se Peja nuk ka ekip për të kërkuar diçka më shumë në Balkan League këtë stinor dhe sukses i madh është arritja e fazës së dytë.
“Do të shohim se çka do të ndodh në fazën e dytë. Nuk kemi lojtarë për të bërë diçka serioze në BIBL, derisa në Kosovë mund të fitojmë. Sukses është arritja në fazën e dytë, kemi pasur rezultatet të mira. Me rëndësi është që asnjë ekip nuk na ka mposhtur me rezultat thellë,” shtoi më tej kroati, derisa në fund ka theksuar vështirësitë që do t’i ketë ekipi pa Samir Shaptahovicin e pensionuar.
“Ekipi do ta ketë mjaft vështirë pa Samir Shaptahovicin,” ka përfunduar Kurtovic, shkruan faqja zyrtare e ligës ballkanike sot.
Peja përfundoi fazën e parë grupore në Balkan League me bilanc neutral 4-4, që siguron fazën e dytë në këtë garë.
Ata mbrëmë u mposhtën për herë të parë në Karagaç për këtë stinor, derisa lojtari më i dalluar i tyre, Samir Shaptahovic, la basketbollin.