I PENSIONUARI

Foto: KB Peja
Samiri, falenderoi edhe ligën ballkanike
21 January, 2015 @12:48
Ylli i Pejës, Samir Shaptahovic, ka shfrytëzuar rastin mbrëmë që të falenderojë edhe ligën ballkanike, pasi që përfundoi karrierën e tij.
“Së pari dua të uroj Rilskin, ishin më të mirë. Ata luajtën shumë mirë, edhe pse ne kishim mundësi ta fitonim ndeshjen. Kjo ndeshje ishte e fundit në karrierën time. Dëshiroj të falenderoj çdokë në këtë qytet. Dua të falenderoj edhe Balkan League-në që na pranoi dhe na rastin të luajmë basketboll, jashtë vendit tonë. Ju falemnderit për gjithçka,” ka thënë Samiri pas ndeshjes transmeton faqja zyrtare e BIBL.
Samir Shaptahovic, dje gjatë ditës kishte dërguar një komunikatë duke befasuar opinionin lidhur me vendimin e tij, derisa pas ndeshjes kishte vërtetuar vendimin me lot në sy.