SHAWN MARION

nba.com
Përgatitet të pensionohet
22 January, 2015 @10:41
Lojtari i Cleveland Cavaliersit, Shawn Marion, vendosi që ta lë basketbollin, në fund të stinorit.
36 vjeçari Marion, kaloi 16 vite në NBA, ndërsa arsyeja kryesore për pensionim është djali i tij.
“Arsyeja kryesore që vendosa të pensionohem, është përkushtimi im që e kam ndaj djalit tim, nuk më pëlqen që ta shoh ate në kohë të kufizuar, nuk dua që ta shikoj se si po rritet djali im nga fotografitë e videot”.
Lojtari me nofkën “The Matrix”, deri më tani ka luajtur nëpër skuadra si: Phoenix Suns, Miami Heat, Toronto Raptors, Dallas Mavericks e Cleveland Cavaliers, kurse në vitin 2011, Marion u bë kampion me Dallasin.
Video
Shawn Marion