WAS-OKC

nba.com
Westbrook dëshpëron Washingtonin
22 January, 2015 @10:21
Një ndeshje me plotë emocione, u zhvillua dje në Verizion Center të Washingtonit, ndërmjet Wizardsit dhe Thunderit.
Nuk mjaftuan katër çereka për ta caktuar fituesin, derisa emocionet u bartën në vazhdime.
Këtu në skenë doli ylli i Oklahomës, Russell Westbrook, i cili shënoi krejt në fund për t’ia sjellë fitoren rrufesë, me rezultat të ngusht 105-103.
Dyshja fantastike, përsëri ishin më meritorët të ndeshjes, Kevin Durant luajti me 34 pikë, derisa Russell Westbrook me 32 sosh.
Në anën tjetër, braziliani Nene, shënoi 24 pikë e 4 kërcime, por nuk mjaftuan për fitore të Washingtonit.
Marcin Gortat, pas ndeshjes e lavdoi dyshen e Oklahomës dhe tregoi se ku ishte gabimi i tyre:
“Duhet të jemi të sinqertë, mendoj se nuk arritëm ta ndalim Kevin Durantin dhe Russell Westbrookun, ata janë shumë të mirë”.
Prej që u rrikthye nga lëndimi, Duranti dhe Westbrooku, Oklahoma është në ngritje dukshëm, të cilët janë duke e rregulluar bilancin e tyre.
Tani ata kanë 22 fitore e 20 humbje, ndërsa kjo ishte fitorja e katërt me radhë.
Video
Shenimi i Russell Westbrook