Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

ICELIC

Gjatësia, faktor i fitores

balkanleague.net

Gjatësia, faktor i fitores


22 January, 2015 @13:06

Ekipi maqedon, Kozuv, ka vazhduar rrugën perfekte këtë stinor në Balkan League. Ata kanë shënuar edhe fitoren e shtatë, nga shtatë ndeshje të zhvilluara në BIBL këtë stinor, derisa mbrëmë mposhtën edhe Sigal Prishtinën në Prishtinë. 

Trajneri serb i këtij ekipi, Marko Icelic, ka thënë se gjatësia e lojtarëve të tij ka krijuar avantazhin e nevojshëm për fitoren e Kozuvit, që ka mbrojtur serinë e rezultateve pozitive në ligën ballkanike këtë stinor. 

“I uroj lojtarët e mi për karakter të fortë të treguar përgjatë 40 minutave. Pjesa e parë ishte e balancuar, derisa në pjesën e dytë na dolën në avantazh për shkak të gjatësisë. Shfrytëzuam mungesën e rotacionit te skuadra e tyre dhe shënuam pikë të lehta. Mund të them që merituam fitoren,” ka thënë serbi 35 vjeç, Icelic, pas ndeshjes së mbrëmshme, transmeton faqja zyrtare e ligës ballkanike sot. 

Kozuv, një ndeshje pa përfunduar pjesa e parë e fazës grupore e Balkan League është lider i pakontestueshëm i Grupit B, me rekord perfekt prej 7 fitoreve nga 7 ndeshje. 

Ata ndeshen me Vllazninë e Shkodrës në xhiron e fundit të fazës së parë grupore, javën që vjen. 


 
Të gjitha lajmet nga Balkan League