E FUNDIT

Sergio Aguero duhet ta lë futbollin!
20 November, 2021 @18:01
Para disa momentesh mediat e ndryshme sportive kanë raportuar njoftimin e lëshuar nga gazetari Gerard Moreno, që ka bërë të ditur se sulmuesi i Argjentinës, Sergio Aguero, duhet ta lë futbollin për shkak të problemeve me zemër që kishte javë më parë.
Njëri ndër talentët më të mëdhenjë të futbollit botëror që bëri emër në Atletico Madrid dhe u bë hero në Manchester City, këtë verë erdhi te Barcelona, ku debutoi me vonesë për shkak të lëndimit, ndërsa në ndeshjen e tretë të tij, iu shfaq një problem me frymëmarrje - që doli të ishte tejet serioze.
Sipas Morenos, njoftimi zyrtar nga klubi për Agueron do të bëhet javën që vjen.