Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

GAME 4 | FINAL SERIES

Seria finale, nesër barazim ose titull!

Seria finale, nesër barazim ose titull!


1 June, 2022 @9:25

Është përcaktuar orari i ndeshjes së katërt të serisë finale të PlayOffit në Superligë, derisa Trepça do të presë Yllin në Minatori të enjten, 2 qershor, me fillim prej orës 20:30.

Pas epërsisë së suharekasve, kampionë aktual, dy me zero në seri, mitrovicasit me shumë mund arritën që të shënojnë fitore në përballjen e tretë të serisë në 13 qershori, duke e bërë serinë 2-1 dhe tashmë po kërkojnë ta barazojnë atë.

Fituesi i titullit kampion bëhet ekipi që arrin tri fitore së pari.

PLAYOFF SKEMA

Ylli është kampion aktual dhe nëse mposhtë Trepçën në Mitrovicë do të bëhet kampion i sezonit 2021/22 me rezultat 3-1 në seri.

Në të kundërtën, Trepça barazon serinë në 2-2 dhe kampioni i stinorit 2021/22 vendoset në 13 qershori të Suharekës në përballjen e fundit dhe vendimtare të serisë, të pestën, se cili ekip do të bëhet me tri fitore!


 
Të gjitha lajmet nga FBK Superliga