GJILAN

Shend Kelmendi me Gjilanin edhe dy stinorë
22 June, 2022 @23:43
Sulmuesi prishtinas i Gjilanit, Shend Kelmendi, ka vazhduar kontratën me klubin e tij aktual edhe për dy stinorë tjerë.
Gjilani ka bërë të ditur se ka arritur marrëveshje me sulmuesin e krahut, që shpeshherë ka ditur të jetë edhe vendimtar në ndeshje.
Kelmendi 27-vjeçar ka shënuar shtatë gola dhe tre asistime përgjatë stinorit që e lamë pas, ndërsa Gjilani i ka uruar sukses atij në stinorët e radhës me ekipin, që do të drejtohet nga trajneri Zekirija Ramadani nga kjo verë.