Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

ROBERT SHESTANI

Shestani: Besojmë te qëndrimi në Superligë

Shestani: Besojmë te qëndrimi në Superligë


21 March, 2021 @21:46

Fitorja e sontme e Vëllaznimit përballë Trepçës, i dha shpresë skuadrës gjakovare për mbijetesë në Superligë.

Vëllaznimi sot fitoi me rezultat 68-78, për t’i afruar skuadrave të tjera që renditen sipër tij në tabelë.

RAPORTI I NDESHJES

Njëri prej lojtarëve kryesor në këtë fitore, ishte edhe basketbollisti nga Shqipëria, Robert Shestani, i cili foli pas ndeshjes për mikrofonin e kanalit transmetues.

Shestani në këtë fitore ia dha meritat lojës së mirë në mbrojtje, që sipas tij arritën që t’i ndalin pikat e forta të skuadrës kundërshtare.

“Gjithmonë loja defansive është më e rëndësishme, sepse prej mbrojtjes së mirë vjen një sulm i mirë. Ne arritëm t’i mbyllim pikat e forta të ekipit të Trepçës, si poshtë në qendër ashtu edhe sipër te pllejmekeri i tyre. Pastaj edhe sulmi erdhi vet si rrjedhojë e mbrojtjes. Duhet t’i falenderoj çunat për këtë lojë fantastike, për një mbrojtje fantastike dhe një sulm fantastik, për të cilën ne punuam si skuadër dhe arritëm te ky rezultat që na duhej shumë për të qëndruar në ligë”, tha Shestani.

Më tej, ai foli edhe për gjasat e Vëllaznimit që t’i shmanget rënies nga Superliga.

“Ne besojmë te qëndrimi në Superligë, gjithë ekipi beson dhe kjo është ajo pse ne jemi këtu duke luftuar. Kemi edhe 3 lojë të tjera që janë 3 finale për ne. Ne do të tentojmë të fitojmë dhe nëse arrijmë fitoret atëherë pse jo mund ta tentojmë edhe Play Offin pasi që kemi avantazhin në ndeshjet e ndërmjetme me Trepçën”, tha Shestani.

Shestani në ndeshjen e sontme luajti me 18 pikë, 3 kërcime dhe 1 asistim.


 
Të gjitha lajmet nga FBK Superliga