HOUSTON
Shkatërruan Indianën
8 March, 2014 @10:43
Raketat e Houstonit bombarduan Indianën gjatë tërë ndeshjes.
Skuadra nga Teksasi, e cila shënoi fitore me rezultat 112-86, dominoi edhe në mbrojtje edhe në sulm, derisa e ndaloi lojtarin kyç të Indianës, Paul Gerorgin në vetëm 13 pikë.
Tek Houstoni, motivimi i James Hardenit u vërejtë që nga qielli, ngase tregoi një lojë shumë agresive dhe dëshiroi të fitoj me çdo kusht. Ai luajti me 28 pikë, 4 kërcime, 4 asistime e 3 topa të vjedhur.
Kjo ishte fitorja e 43-të e Houtonit, që ka 19 humbje dhe gjendet në pozitën e tretë në Konferencën Perëndimore, ndërsa për Indianën, kjo ishte humbja e tretë me radhë. Pacers ka bilanc prej 46 fitoreve e 16 humbjeve dhe është skuadra e vetme që ka siguruar Play Offin deri më tani në NBA.
Video
Ngulitja e James Harden