HIDHET SHORTI

Shorti i sezonit 22/23 i Premier League
16 June, 2022 @11:04
Kampioni i Anglisë, Manchester City, do të ndeshet me West Ham Unitedin në ndeshjen e parë të stinorit të ri, që do të ketë edhe pushim mes-sezonal për shkak të Kampionatit Botëror në Katar.
Pushimi mes-sezonal do të nis prej fundjavës së 12/13 nëntorit deri më 26 dhjetor 2022.
Ndeshjet e para të sezonit të ri do të nisin më 5 gusht, ku Crystal Palace pret Arsenalin, Liverpool luan ndaj Fulhamit të rikthyer në elitë, derisa Nottingham Forest shkon në Newcastle. Forest është rikthyer në Premier Ligë për herë të parë që prej sezonit 1998/99.
Kampionati Botëror i Katarit nis më 21 nëntor, ndërsa përfundon më 18 dhjetor, kur edhe luhet finalja e Kupës së Botës.
XHIROJA E PARË e PL 22/23:
5 gusht
Crystal Palace v Arsenal
6 gusht
Bournemouth v Aston Villa
Everton v Chelsea
Fulham v Liverpool
Leeds United v Wolverhampton
Leicester City v Brentford
Newcastle United v Nottingham Forest
Tottenham Hotspur v Southampton
7 gusht
Manchester United v Brighton
West Ham United v Manchester City.
Për të parë komplet shortin, shkoni në faqen zyrtare të Premier Ligës.