GAME 3: CLEVELAND - BOSTON

Foto: Cavs Official
Shpresë për Clevelandin
20 May, 2018 @10:22
Pas dy fitoreve radhazi në shtëpi, skuadra e Bostonit është mposhtur në ndeshjen e tretë të serisë ndaj Clevelandit.
Të ndihmuar edhe nga ‘terreni’ vendas, si dhe fakti që Bostoni zakonisht ka probleme kur luan jashtë shtëpisë, Cavs e dominuan takimin që nga fillimi, duke qenë në epërsi rreth 20 pikë pothuajse gjatë gjithë kohës, e në fund kjo epërsi u rrit dhe takimi u mbyll me shifrat 116-86.
Si zakonisht, më i dalluari te Cavs ishte LeBron James me 27 pikë, 12 asistime, 5 kërcime, 2 vjedhje të topit e 2 bllokada, kurse te Celtics u veçua Jayson Tatum me 18 pikë, 1 kërcim, 1 asistim e 1 bllokadë.
Fitorja e Cavs në këtë duel bën që seria të ngushtohet në 2-1 dhe në ndeshjen e radhës që luhet përsëri në Ohio, kjo seri mund të barazohet, gjë që do e bënte edhe më interesant luftën për triumfin në Konferencën e Lindjes në NBA.