PRISHTINA-BASHKIMI
Prishtina është aty, Bashkimi humb match-pointin e parë
19 May, 2018 @20:51
Ka përfunduar ndeshja e tretë e serisë finale të PlayOffit ndërmjet Sigal Prishtinës dhe Bashkimit. Bardhekaltërit kampionë kanë treguar dhëmbët, me në krye veteranin Edo Azemi, që shënoi 30 pikë në fitoren e skuadrës 88-77.
Prishtina nisi më mirë ndeshjen (24-12) ndërsa Bashkimi ngushtoi gjithçka në çerek të dytë (22-32) për pjesën e parë 46-45.
E kur në çerekun e tretë pritej që gjithçka të shkonte më interesant, Prishtina me Filip Bundovicin e palodhshëm (luajti pa pushim 40 minuta) ngriti epërsinë (21-17) ndërsa në çerek të fundit vulosi fitoren (21-16) për përfundimtaren e ndeshjes 88-77.
Bashkimi humbi mundësinë e parë për tu shpallë kampion për herë të parë në histori. Derisa Prishtina futet në lojë për titull me serinë që do të vazhdojë në Sezai Surroi 2-1 për Bashkimin.
Përveç Azemit që shënoi 30 pikë, Bundovic shtoi 19 pikë e 10 kërcime. 17 pikë e 12 kërcime shënoi Fisnik Rugova, ndërsa Valon Bunjaku u dallua me 15 pikë të shënuara.
Te Bashkimi, 26 pikë, 6 asistime e 6 kërcimet e Aaron Mossit nuk mjafuan sonte. 17 pikë shënoi Mikaile Tmusic, ndërsa Eric Stutz shtoi 13 pikë tjera.