SHQIPËRI - POLONI

Shqipëri - Poloni, Shqipërisë i shtohet edhe një mungesë
12 October, 2021 @15:34
Edhe një mungesë për Shqipërinë për ndeshjen e sontme ndaj Polonisë!
Pas njoftimit të djeshëm që Sokol Cikalleshi do të mungojë sonte për shkak të rezultimit pozitiv në testin për COVID-19, pozitiv në testin për COVID-19 ka dalë edhe Klaus Gjasula, i cili do të mungojë sonte. Lajmi u bë i ditur nga Federata Shqiptare e Futbollit pak më parë.
GRUPET KUALIFIKUESE DHE ORARI I NDESHJEVE
Përveç dyshes së lartpërmendur, Shqipëria sonte do të jetë edhe pa Berat Gjimshitin, Bekim Balajn e Endri Çekiçin.
Ndeshja e sontme ndaj Polonisë luhet me fillim nga ora 20:45 në Tiranë dhe është jetike në rrugën drejt Play Off-it për Botërorin e Katarit.