Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

QATAR 2022

Qatar 2022, si funksionon Play Off-i?

Qatar 2022, si funksionon Play Off-i?


12 October, 2021 @15:15

Kombëtarja e Shqipërisë sonte do ta luajë një prej ndeshjeve më me rëndësi në historinë e saj. Me fillim nga ora 20:45, Shqipëria do të përballet me Poloninë, me të cilën po lufton për vendin e dytë të Grupit I kualifikues drejt Botërorit të Katarit.

GRUPET KUALIFIKUESE DHE ORARI I NDESHJEVE

Nëse Shqipëria e mposhtë Poloninë sonte, do të jetë shumë pranë sigurimit të Play Off-it, duke llogaritur që kuqezinjtë nuk do ta kenë problem një trepikësh ndaj Andorrës në muajin e ardhshëm.

Por, si funksionon Play Off-i pastaj, në rast se Shqipëria e merr vendin e dytë?

- Në Botërorin e Katarit nga Evropa do të shkojnë gjithsej 13 shtete: 10 liderët e grupeve nga kualifikimi direkt dhe 3 shtete përmes Play Off-it.

- Play Off-i, ku do të bënte pjesë Shqipëria në rast se e merr vendin e dytë, do të përbehet nga gjithsej 12 skuadra: 10 vendet e dyta të grupeve kualifikuese dhe 2 përfaqësueset më të mira të grupeve të Ligës së Kombeve (që kanë përfunduar jashtë dy pozitave të para në grupet e rregullta kualifikuese).

- Këto 12 përfaqësuese do të ndahen në 3 grupe me nga 4 ekipe, dhe nga secila katërshe, nga një përfaqësuese do të shkojë në Botëror. Ndeshjet në secilën katërshe do të luhen në formatin dy gjysmëfinale + një finale, pra jo në format grupor ku secili luan me secilin.

- Në short, ku do të përcaktohen gjysmëfinalet (e secilët katërshe), 6 vendet e dyta më të mira të grupeve kualifikuese do të jenë në vazon 1 (seeded), kurse 6 të tjerat në vazon 2 (unseeded). Pra, dy përfaqësueset që vijnë nga Liga e Kombeve, do të jenë në vazon e dytë (unseeded).

- Nëntë ndeshjet (në total) e Play Off-it do të luhen në marsin e vitit 2022.

Botërori i Katarit do të mbahet mes datave 21 nëntor dhe 18 dhjetor të vitit 2022.


 
Të gjitha lajmet nga Kualifikimet për Botëror