Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

MATEMATIKA MË E THJESHTË

Si kualifikohet Shqipëria në PlayOff të Botërorit?

Si kualifikohet Shqipëria në PlayOff të Botërorit?


10 October, 2021 @13:02

Pas fitores së madhe të shënuar mbrëmë në Hungari, kuqezinjtë kanë mbajtur gjallë shpresat për të siguruar një vend në PlayOff për Botërorin e Katarit 2022.

Derisa kjo ka qenë vetëm fitorja e dytë e kuqezinjëve ndaj Hungarisë në histori, të dyja në këto kualifikime brenda dy muajve dhe me dy golat e Armando Brojës, tashmë ëndrra duket e mundur për Shqipërinë, ndoshta më të mirë në histori, që drjetohet nga Edy Reja.

ORARI I NDESHJEVE dhe TABELA AKTUALE

Pas shtatë xhirove të zhvilluara në Grupin I kualifikues, Shqipëria ka 15 pikë, ndërsa Polonia 14 - që luftojnë për vendin e dytë. Kjo pozitë dërgon në PlayOff për Botëror. E Anglia llogaritet të jetë e para e grupit dhe e paprekshme në këtë pozitë.

Në ndeshjet e mbetura të Shqipërisë:

12 tetor: Shqipëria - Polonia;
12 nëntor: Anglia - Shqipëria;
15 nëntor: Shqëipëria - Andorra;

Në ndeshjet e mbetura të Polonisë:

12 tetor: Shqipëria - Polonia;
12 nëntor: Andorra - Polonia;
15 nëntor: Polonia - Hungaria;

-

Kuqezinjtë me pikën që e kanë më shumë se Polonia tash janë në pole-position për pozitën e dytë të renditjes tabelare, pasi që me fitore në dy ndeshjet si vendas do të marrin gjashtë pikë të nevojshme për të siguruar vendin e dytë.

Me fitore potenciale ndaj Polonisë dhe Andorrës, kuqezinjtë do të mirrnin edhe gjashtë pikë, që do të çonte kuqezinjtë në 21 pikë.

Ndërkaq Polonia nëse humb prej Shqipërisë, edhe po t’i fitojë dy përballjet e fundit ndaj Andorrës e Hungarisë, nuk mund të marrin më shumë se 20 pikë, pasi që kanë 14 aktualisht.

E kjo do të siguronte PlayOffin për Botërorin e Katarit për Shqipërinë. Dhe që është më e rëndësishmja, rezultati i kuqezinjëve ndaj Anglisë do të ishte në plan, as të dytë, por të tretë.

-

Për këtë 22 mijë tifozët e së martës në Air Albania duhet të motivojnë futbollistët jashtëzakonisht në përballje ndaj Polonisë - që del të jetë vendimtarja në këtë rrugëtim.

Nëse nuk fitohet Polonia, atëherë matematikat vështirësohen aq, sa që duhet arritur fitore ndaj Anglisë dhe pritur humbjen e Polonisë nga Hungaria. As barazimi ndaj polakëve nuk kryen punë. Gjithnjë duke llogaritur Andorrën si të fituar, për të dyja kombëtaret. Si dhe Polonisë fitore ndaj Hungarisë.


 
Të gjitha lajmet nga Kualifikimet për Botëror