KUALIFIKUESE

Shqipëria U19 rikthehet ndaj Serbisë për të fituar pikën
13 November, 2021 @16:54
Në një ndeshje që dukej e fituar nga Serbia U19 në Elbasan Arena, Shqipëria U19 e Armando Cungut ka arritur të rikthehet në lojë duke shënuar dy herë kah fundi i ndeshjes, bile pati edhe rast për të fituar ndeshjen.
Të rinjtë kuqezi nuk janë dorëzuar përkundër epërsisë serbe të arritur me golat e Nikola Mituljikic (42) dhe Jovan Mituljikic (77) 2-0.
Ka qenë Henrik Nerguti (84) që ka kthyer djelmoshat e Cungut në lojë me golin e tij, ndërsa zëvendësuesi Cristian Shpendi ka barazuar 2-2 (88).
Me këtë barazim, Shqipëria U19 ka fituar pikën e parë në grupin kualifikues, pas humbjes nga Franca U19 në ndeshjen e parë.
TABELA AKTUALE: GRUPI 7
1. Franca 6p
2. Serbia 4p
3. Shqipëria 1p
4. Maqedonia V. 0p.